Sot, në bashkëpunim me komunitetin e fshatit Magure (Lipjan), nxënësit e shkollës “Haradin Bajrami”, përfaqësues të Qendrës së Azilit dhe organizata të shoqërisë civile (KRCT – Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims ), realizuam një aksion pastrimi në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës ![]()
Ky aktivitet bashkoi aktorë të ndryshëm të komunitetit me një qëllim të përbashkët – promovimin e kujdesit ndaj mjedisit dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e një ambienti të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë.
Ky aksion kontribuoi gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit dhe institucioneve, duke nxitur përgjegjësinë qytetare për mbrojtjen e mjedisit.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë iniciativë të përbashkët për një mjedis më të pastër! ![]()




