Në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës (22 Mars, 2026), OJQ CEDE organizon një aksion pastrimi në fshatin Magure, me qëllim promovimin e kujdesit ndaj mjedisit dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e një ambienti të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë nxënësit e shkollës fillore në Magure, të cilët përmes angazhimit të tyre do të japin një shembull pozitiv për komunitetin. Gjithashtu, pjesë e aksionit do të jenë edhe organizata të shoqërisë civile, banorët e fshatit, si dhe Qendra e Azilit me azilkërkues, duke e bërë këtë aktivitet një nismë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese.
Ky aksion synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit dhe institucioneve, si dhe të nxisë përgjegjësinë qytetare për mbrojtjen e mjedisit.
Ftojmë të gjithë të bashkohen dhe të kontribuojnë në këtë iniciativë për një mjedis më të pastër dhe më të mirë për të gjithë. ![]()
![]()




