Komuna e Junikut e gatshme të filloj hapat për themelimin e ndërmarrjes publike për menaxhimin e mbeturinave.
Archive for cede


Takim i përbashkët mes partnerëve të përfshirë në projektin YENI
Tjetër aktivitet, në kuadër të projektit Ndikimi i Rinisë në Mjedis (YENI). Kësaj radhe, takim i përbashkët mes të gjithë partnerëve të përfshirë në projektin YENI, nga të gjitha komunat që synon ky projekt.

Rritja e rolit të qytetarëve në shfrytëzimin efiçent të ujit
Sot, në Fushë Kosovë, në kuadër të projektit “Rritja e rolit të qytetarëve në shfrytëzimin efiçent të ujit” me zyrtarët përkatës komunalë, personat përgjegjës të kompanisë së ujësjellësit dhe shoqërinë civile nga kjo komunë diskutuam për disa nga sfidat në sektorin e ujit dhe shërbimit të ujësjellësit. Diskutuam gjithashtu edhe për disa nga sfidat e […]

Komuna e Shtimes drejt finalizimit të planit komunal të menaxhimit të mbeturinave.
Ne kuadër të procesit të rishikimit të planeve komunale të menaxhimit të mbeturinave, sot zhvilluam një takim mjaftë të frytshem me nenkryetarin z.Faruk Beqa, drejotrin e Sherbimeve Publike z.Bardhyl Rushiti dhe anëtarët gurupit punues. Diskutuam lidhur me procesin e përfundimit të planit.

Rritja e rolit të qytetarëve në shfrytëzimin efiçent të ujit
Dje në Drenas e sot në Skenderaj, në kuadër të projektit “Rritja e rolit të qytetarëve në shfrytëzimin efiçent të ujit” me drejtorët dhe zyrtarët përkatës komunalë, personat përgjegjës të kompanive të ujësjellësit dhe shoqërinë civile nga këto dy komuna diskutuam për disa nga sfidat në sektorin e ujit dhe shërbimit të ujësjellësit. Diskutuam gjithashtu […]

CEDE fillon aktivitetet për mbrojtje të mjedisit dhe adresim të ndryshimeve klimatike, në kuadër të projektit YENI!
Në Kamenicë, Han të Elezit, Ferizaj dhe Viti, këto dy ditë zhilluam takimet nismëtare të projektit Veprimi Rinor për Ndryshimet Klimatike. Njoftuam komunat dhe shkollat mbi qëllimet dhe aktivitetet kryesore të projektit dhe u dakorduam për mënyrat e vazhdimit tutje. Është koha që idetë e gjeneratave të reja për adresim të ndryshimeve klimatike dhe mbrojtje […]

28 komuna drejt finalizimit të planeve komunale të menaxhimit të mbeturinave
Gjatë tre diteve të fundit, në kuadër të procesit të rishikimit të planeve komunale të menaxhimit të mbeturinave, u zhvillua punëtoria për caktimin e masave/aktiviteteve për objektivat e këtyre Planeve. Komunat paraqitën sfidat me të cilat përballen çdo ditë dhe dhanë kontribut e ide të reja për adresim dhe zgjidhje gjatë 5 viteve të ardhshme. […]

CEDE fillon partneritetin me Caritasin Zviceran (CACH)
Në kuadër të projektit “Ndikimi i Rinisë në Mjedis (YENI)”, filluam partneritetin me Caritasin Zviceran (CACH). Këtë partneritet e filluam sot me rastin e nënshkrimit të kontratës së projektit “Të rinjtë pjesë e implementimit të kërkesave të agjendës së gjelbër për ndryshimet klimatike dhe dekarbonizim”. Për gjatë 24 muajve në vijim, në kuadër të këtij […]

Komunat kanë filluar procesin e përpilimit të Planeve Komunale të Menaxhimit të Mbeturinave
Në mes kohës së pushimeve e temperaturave të larta, komunat kanë filluar procesin e përpilimit të Planeve Komunale të Menaxhimit të Mbeturinave. Për këtë, gjatë kësaj jave takuam 14 komuna të ndryshme ku diskutuam lidhur me procesin e përpilimit të pjesës së parë të Planeve, për të vazhduar më vonë me gjendjen ekzistuese dhe kapitujt […]

CEDE do të mbështesë komunat për së afërmi në lehtësimin e planifikimit të MM në periudhën e ardhshme 5 vjeçare.
Janë 25 komuna të cilat kanë përfunduar dhe përfundojnë këtë vit periudhën e zbatimit të Planeve Komunale të Menaxhimit të Mbeturinave (PKMM). Me këto Plane, në të shumtën e komunave tanimë janë përmirësuar kushtet për ofrimin e shërbimeve bazike të menaxhimit të mbeturinave. Tani, është koha për vlerësimin e gjendjes aktuale dhe për orientimin e […]