Broshura e projektit “Shi për Qëndrueshmëri” paraqet një përmbledhje të objektivave, aktiviteteve dhe rezultateve të arritura në kuadër të iniciativës për grumbullimin dhe përdorimin e ujit të shiut në SHFMU “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran. Projekti synon promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore përmes zgjidhjeve praktike, edukimit të komunitetit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Përmes kësaj broshure, lexuesit mund të njihen me ndikimin konkret të projektit dhe potencialin e tij për t’u replikur në institucione të tjera.








