Fillim i mire dhe i sigurte i vitit 2022!
Sot, zyret tona i vizitoi ekipi i pjesetareve te LMT K9 te KFOR-it Italian ne komunen e Drenasit!
Diskutuam per shume tema. Shtylle e diskutimit ishte puna dhe projektet e organizates qe kemi zbatuar nder vite, prej kohes se themelimit ne vitin 2011 e deri ne ditet e sotme. Diskutuam per projektet aktuale qe jemi duke zbatuar si dhe per planet tona ne te ardhmen.
Si organizate, na vie shume mire qe pjesetareve te KFOR-it u pelqeu konsistenca dhe puna aktive e organizates per mbrojtje te mjedisit. Gjithashtu jemi te lumtur per shprehjen e gatishmerise se KFOR per bashkepunim me CEDE ne te ardhmen.