Në amvisëritë e lagjes “Agim Ramadani”, bizneset dhe institucionet e komunës së Junikut, nga sot filloi pilotimi i projektit të ndarjes së mbeturinave në burim.
Mbi 100 familje të kësaj lagjeje u pajisën me nga dy shporta 240L dhe nga një komposter 280L për të ndarë mbeturinat në fraksione të ndryshme. Bizneset dhe institucionet e komunës gjithashtu u pajisën me shporta adekuate për ndarje të mbeturinave në burim.
Falë bashkëpunimit të frytshëm të Komunës së Junikut dhe GIZ, qytetarët do të mund të ndajnë mbeturinat e riciklueshme duke kontribuar kështu në uljen e saisë së mbeturinave dhe në mbrojtjen e mjedisit.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave në Junik, i cili synohet të shtrihet edhe në zonat tjera në të ardhmen.
Bashkë mund të krijojmë një Junik më të pastër dhe më të gjelbër – secili prej nesh ka një rol të rëndësishëm në mjedisin ku jetojmë!