Rreth nesh
- Ballina
- Rreth nesh
Profili i Organizatës
Center for Education and Development of Environment (CEDE) është e themeluar më datë 17.05.2011. Ne operojmë me vizionin për një Kosovë me një mjedis të shëndoshë dhe qytetarë aktiv drejt një zhvillimi tëel qëndrueshëm mjedisor. Misioni ynë është të sigurojë qëndrueshmëri mjedisore duke u bazuar në zhvillimin e hulumtimeve dhe analizave mbi problemet dhe nevojat mjedisore,t’i adresojë ato dhe të ofrojë zgjidhje konkrete.
Fushë veprimtaria e organizatës është mjedisi, me segment të veçantë në sistemin e Menaxhimit të Mbeturinave. Organizata është e fokusuar në zhvillimin e hulumtimeve, analizave dhe studimeve mjedisore; edukimin mjedisor;dhe ofrimin e konsulencës për menaxhimin e mbeturinave. Lidhur me këtë, ne bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha komunat, ministrinë, me qytetarët, operatorët për grumbullimin e mbeturinave dhe me organizatat tjera të shoqërisë civile lidhur me përmirësimin e vazhdueshëm në këtë sektor.
Organizata jonë ka një bashkëpunim të mirë me komunat e Kosovës dhe ka dhënë kontribut të vazhdueshëm duke i mbështetur ato në ngritjen e cilësisë së menaxhimit të mbeturinave që nga viti 2012. Prej tre vitesh ne bashkëpunojmë ngushtë me Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë dhe GIZ lidhur me procesin e raportimit vjetor të komunave në AMMK. Jemi të angazhuar në procese të shumta në reformat e sistemit të menaxhimit të mbeturinave, kryesisht në zgjerimin e shtrirjes së grumbullimit të mbeturinave, largimin e deponive ilegale, përmirësimin e harmonizimit të kërkesave ligjore nga komunat,etj. Puna konkrete në terren ka rezultuar me ngritje të mbulueshmërisë së
shërbimit nëpër komuna si dhe në përmirësim të kërkesave ligjore (ligjit për mbeturina).
Aktualisht, në ekipin e organizatës janë të angazhuar 5 persona me orar të plotë dhe 23 vullnetarë. Me rastet e zbatimit të projekteve,angazhohen edhe staf shtesë për projekt të caktuar.
Kemi zhvilluar projekte të përkrahura nga donatorë të ndryshëm. Disa prej tyre përfshinë bashkëpunimin me GIZ, Bashkimin Evropian,USAID, NED, Rockefeller Brothers, etj., të zbatuara të gjitha në Kosovë.Vlerat thelbësore të organizatës, që na përcjellin gjatë punës tonë janë përkushtimi ndaj punës dhe donatorëve, kualiteti i punës,integriteti, puna ekipore dhe përgjegjësia organizative.