💧 Raporti për Replikimin e Sistemit të Grumbullimit të Ujit të Shiut prezanton përvojën e CEDE në projektimin, ndërtimin dhe funksionalizimin e sistemit të grumbullimit të ujit të shiut në SHFMU “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran, Komuna e Drenasit, duke ofruar një model praktik për replikim në shkolla, komuna dhe institucione të tjera publike.
Raporti përmbledh hapat kryesorë të planifikimit dhe zbatimit, specifikimet teknike, aspektet financiare dhe organizative, si dhe mësimet e nxjerra gjatë implementimit. Gjithashtu, ai ofron rekomandime praktike për institucionet që dëshirojnë të zbatojnë sisteme të grumbullimit të ujit të shiut dhe të kontribuojnë në menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve ujore dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.
Ky dokument është përgaditur në kuadër të projektit “Shi për qëndrueshmëri – Forcimi i praktikave lokale të përdorimit të ujit” i zbatur nga OJQ-ja CEDE – Qendra për Edukim dhe Zhvillim Mjedisor, mbështetur nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).




